Flash

Publikohet autopsia e Diego Armando Maradonës

Lapsi.al 23 December 2020
Publikohet autopsia e Diego Armando Maradonës

Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit, por jo vetëm më 25 nëntor, kur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Që nga ajo ditë, pikëllimi ka pushtuar ndjekësit e futbollit nga e gjithë bota.Disa ditë para se të ndërronte jetë ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.Por jo gjithçka shkoi mirë dhe legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.E kur ka kaluar vetëm një muaj nga vdekja e tij, kanë dalë në dritë rezultatet e para të autopsisë. Sipas mediave ndërkombëtare, në trupin e legjendës së futbollit nuk janë gjetur gjurmë alkooli apo droge. Por është zbuluar prezenca e medikamenteve antidepresive, antiepileptik dhe të një ilaci kundër varësisë ndaj alkoolit.Habia më e madhe ka të bëjë me ilaçet e kardiopatisë, një sëmundje nga e cila vuante Maradona, por që nga autopsia del se ai nuk është mjekuar kohët e fundit. Dramatike janë rezultatet e tjera, ku sipas tyre “El Pibe D’Or” ka vuajtur për më shumë se 6 orë përpara se të dorëzohej.Autopsia ka zbuluar se përveç zemrës, Maradona kishte dëmtuar edhe organe të tjera si mëlçia dhe mushkritë. Të gjitha këto detaje janë të vlefshme për autoritetet që hetojnë personat të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e Diego Armando Maradonës.Maradona ka lënë gjurmë të pazëvendësueshme te skuadra e Napolit, tifozët e së cilës jetojnë me futbollin dhe për ta Maradona është thjesht “Zoti”. Napoli ka njoftuar se stadiumi “San Paolo” do t’i ndryshohet emri në stadiumin “Diego Armando Maradona”.Para disa ditësh avokati i tij Matias Morla ka zbuluar një letër të shkruar prej tij më 13 tetor. Një pjesë e letrës është bërë publike nga The Sun, e cila shkruan se dëshira e tij ishte që të kishte një homazh të ngjashëm me udhëheqësin rus Vladimir Lenin, i cili është balsamosur.

Kështu, nisur nga kjo dëshirë trupi i ish-futbollistit mund të nxirret dhe të balsamoset.

“Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në një muze, i rrethuar nga trofetë e mi, objekte personale dhe kujtime të dashura që njerëzit të me vizitojnë,” ka shkruar ai.

Maradona u lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Së fundmi ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Claude Brasseur

Aktori francez Claude Brasseur, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi është bëri i ditur nga të afërm të aktorit të cilët kanë mohuar se shkaku i vdek...

12:50

JLO heq dorë nga martesa me Alex Rodrigues

Këngëtarja Jennifer Lopez ka folur së fundmi rreth martesës me Alex Rodrigues. Në një intervistë, Jennifer rrëfeu se në fillim për shkak të pandemisë Covid-1...

10:08

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI