Flash

CDC: Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19

Lapsi.al 24 December 2020
CDC: Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë

Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit nga Pfizer, por është pak e mundur se do të arrihet qëllimi i SHBA-së që deri në fund të vitit të vaksinohen 20 milionë njerëz, kanë bërë të ditur sot zyrtarët federalë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka njoftuar se është tejkaluar shifra prej një milion vaksinave për dhjetë ditë, kur edhe filloi imunizimi në SHBA.

Megjithatë, drejtori i CDC-së, Robert Redfield, ka bërë të ditur se para SHBA-ve është “një rrugë e sfidave”, kjo për shkak të kufizimit të porosisë së vaksinave nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

“Porositë sigurisht se do të rriten javëve apo muajve të ardhshëm”, ka shtuar Redfield.

Në anën tjetër kreu i operacionit për vaksinimin e popullit, Moncef Slaui ka pranuar se ekzistojnë pak gjasa që 20 milionë amerikanë do të vaksinohen deri në fund të vitit, pavarësisht se administrata e Trumpit i kishte vënë vetes si qëllim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI