Flash

Rusia shton censurën kundrejt rrjeteve sociale

Lapsi.al 23 December 2020
Rusia shton censurën kundrejt rrjeteve sociale

Autoritetet mund të kufizojnë aksesin e mediave sociale amerikane në Rusi. Sipas tyre mediat e huaja diskriminojnë mediat ruse dhe nuk fshijnë përmbajtjet e ndaluara. Platformat të cilat duket se kanë nxitur këtë sipërmarrje janë You Tube dhe Facebook.

Janë dy projektligje të cilat priten të miratohen nga dhoma e sipërme dhe të nënshkruhen nga presidenti Putin, raporton “The Guardian”.

Projektligji i parë do të lejojë Rusinë të kufizojë aksesin ose të bllokojë plotësisht faqet e internetit. Ndërsa i dyti do të lejojë Rusinë të gjobisë ofruesit e internetit dhe faqet me 10% dhe 20% të xhiros së tyre të bazuar në Rusi për dështimin e vazhdueshëm për të hequr përmbajtjen e ndaluar.

Gjoba maksimale do të jetë me një vlerë prej 79,000£ për faqet që nuk arrijnë të fshijnë përmbajtjen që përmban thirrje për veprimtari ekstremiste, informacion në lidhje me barnat rekreative ose abuzimin seksual të fëmijëve.

Autorët e projektligjit thanë se YouTube, Twitter, Facebook dhe Instagram nuk kishin arritur ta realizonin këtë siç kërkohet nga ligji rus.

Tendenca për të rritur sovranitetin e internetit të Rusisë nxit frikën e mediave të kontrolluara si në Kinë.

Të këshilluara

Nis vaksinimi kundër Covid-19 në Zvicër

Të martën pasdite, dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit – 107,000 doza – arritën në Zvicër. Ndërsa skema zyrtare e vaksinimit masiv është vendo...

09:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI