Flash

Polici u vra për dritat e makinës/ 21-vjeçari: S'kam lidhje me ngjarjen

Lapsi.al 21 December 2020
Polici u vra për dritat e makinës/ 21-vjeçari: S'kam

Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela, ka mohuar autorësinë në këtë ngjarje.

Burime bëjnë me dije për ABC se përpara uniformave blu, Sherrniku ka deklaruar se mëngjesin e 5 dhjetorit kur është vrarë efektivi i FNSH ka qenë në shtëpi.

Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Brilant Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve, sherri mes viktimës dhe dy autorëve të dyshuar, ka nisur për shkak të dritave të gjata të makinës që reflektonin mbi palën tjetër.

26-vjeçari Xhulio Prela po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI