Flash

Qeveria britanike: Varianti i ri Covid jashtë kontrollit, infektimet rriten me 50%

Lapsi.al 20 December 2020
Qeveria britanike: Varianti i ri Covid jashtë kontrollit, infektimet rriten

Britania e Madhe ka informuar zyrtarisht OBSH-në se varianti i ri i koronavirusit i përhapur në juglindje të vendit mund të qarkullojë më shpejt, duke specifikuar se nuk është ende e qartë nëse është ai më vdekjeprurës. Sipas Ministrisë Britanike të Shëndetësisë, varianti tashmë është "jashtë kontrollit". Mutacioni i ri u zbulua gjithashtu në Itali, Holandë, Danimarkë dhe Australi. Disa vende të BE kanë pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe.

Në një javë në Britaninë e Madhe rastet e Covid-19 u rritën me më shumë se 50%. “The Independent” shkruan se në 24 orët e fundit u shënua një kulm i infeksioneve të reja me 35 928 perona si dhe 326 viktima.

Italia ka pezulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Asnjë fluturim nuk do të ketë nga Mbretëria gjithashtu drejt Holandës, e cila mbylli trafikun ajror me këtë vend deri më 1 Janar pas zbulimit të një rasti edhe në Holandë. Bllokim fluturimesh edhe për Francën dhe Belgjikën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është në "kontakt të ngushtë" me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar pas zbulimit të variantit të virusit që do të kishte një transmetueshmëri më të lartë, të vlerësuar 70% më shumë nga Kryeministri Johnson.

Për të koordinuar një përgjigje të Bashkimit Evropian ndaj emergjencës për shkak të variantit të izoluar, presidenca gjermane e BE-së ka ftuar vendet anëtare në një takim urgjent, të hënën në mëngjes, njoftoi zëdhënësi i presidencës gjermane Sebastian Fischer në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI