Flash

FOTO/ Kush është 21-vjeçari që vrau policin e FNSH Xhulio Prelën

Lapsi.al 21 December 2020
FOTO/ Kush është 21-vjeçari që vrau policin e FNSH Xhulio

Brilant Martinaj, i shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prelës, nuk është një emër i panjohur. Dy vite më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç, Brilanti shfaqej në video në rrjete sociale duke udhëtuar me makina luksoze me shpejtësi të lartë, si dhe duke mbajtur me vete armë zjarri.

Udhëtimi i tij gjithashtu shoqërohej me megafon si ato të Policisë, duke bërë thirrje që makinat e tjera t’i hapnin rrugën.

Në një tjetër video të publikuar në profilin personal të Brilantit, shikohet një bisedë me një polic rrugor, të cilin 18-vjeçari e pyet nëse e njeh se kush është, pa iu dridhur qerpiku, edhe pse në automjet mbante armë apo shpejtësia me të cilën udhëtonte ishte e lartë.

Polici tërhiqet nga ndalimi, shkëmben disa batuta me të riun dhe më tej e lë të vijojë i qetë udhëtimin. Sakaq, Brilant Martinaj mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për faktin se natën e krimit, në 5 dhjetor 2020, ai rezulton të ketë lëvizur me makinë pikërisht në aksin rrugor ku u vra Xhulio Prela.

Disa ditë pas ngjarjes, Brilant Martinaj është larguar në drejtim të Turqisë. Policia njoftoi se Prela dhe 2 autorët e dyshuar, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks, teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

26- vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI