Flash

'Më kërcënoi me jetë'/ Vrasësi i 41-vjeçarit shfaqet i penduar në gjykatë

Lapsi.al 21 December 2020
'Më kërcënoi me jetë'/ Vrasësi i

Gjykata e Beratit ka zhvilluar ditën e djeshme seancën gjyqësore ndaj shtetasit Vangjel Polovina, i akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Ajet Guneli në fshatin Goraj në Kuçovë. Gjykata e ka lënë në masë sigurie “Arrest në burg” 44- vjeçarin. Shoqërimi i tij është bërë në masa të rrepta sigurie, ndërsa seanca është zhvilluar pa praninë e mediave. Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.

Ka qenë gjyqtari Durim Hasa ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjel Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat. 44- vjeçari Vangjel Polovina akuzohet për “Vrasje me paramendim”. Mëngjesin e së enjtes ai ekzekutoi me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli, në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes, për shkak të një borxhi të padhënë për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ia kishte marrë me qira viktimës.

Ngjarja ndodhi në oborrin e një lokali në fshatin Goraj, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Ajet Guneli. Sipas uniformave blu, Polovina ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend. Sherri mes tyre ka nisur për arsye banale, ndërsa herë pas here mësohet se kanë pasur keqkuptime mes tyre. Autori është shprehur gjatë shoqërimit të tij në Polici se kishte debate të vazhdueshme me shtetasin Ajet Guneli, pasi ai e ofendonte. Ndërkohë, mësohet se autori i kishte marrë me qira një stallë derrash viktimës, çka edhe pretendohet se është kthyer në një mollë sherri mes tyre.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI