Flash

Ditmir Bushati tregon ku gaboi Rama me Serbinë: Pse nuk duhet të tejkalohet Kosova!

Lapsi.al 21 December 2020
Ditmir Bushati tregon ku gaboi Rama me Serbinë: Pse nuk duhet të

Zërave kundër politikës së Ramës në raport me Kosovën dhe Serbinë iu është shtuar edhe Ditmir Bushati, ish ministri i jashtëm i socialistëve në mandatin e parë të qeverisjes. Në nj shkrim të publikuar në Facebook, Bushati thotë se ndërtimi i marrëdhënieve direkte me Serbinë nuk duhet të ndodhë pasi Shqipëria nuk e njeh mirë Serbinë dhe as nuk mund ta shohë atë pa sytë e Kosovës.

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë marrëdhënie direkte me Serbinë, duke tejkaluar Kosovën, pasi nuk e njeh mirë atë, e as nuk mund ta shoh dot pa sytë e kësaj të fundit. Sikundër, Kosova nuk e njeh Mesdheun e as garanton dot pjesëmarrjen në nismat rajonale pa Shqipërinë” shkruan ish ministri i jashtëm i Shqipërisë.

Bushati merr shkas nga mesazhet e Vjosa Osmanit në Tiranë por ndryshe nga agjenda mediatike që imponoi mazhoranca nuk i është bashkuar epiteteve të papranueshme për të. Në vend të kësaj, i ka kujtuar Ramës programin me të cilin Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013 dhe në bazë të të cilit organizoi mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për të cilin lë të kuptohet se ka dështuar.

“Politika, dhe aq më tepër interesi kombëtar, nuk mund të jetë si tregu i futbollit ku sportistët mund të veshin për një kohë fanellën e Real Madridit dhe për një kohë tjetër atë të Juventusit. Sepse në politikë historia dhe gjeografia janë elementë të pakapërcyeshëm” ka shkruar ish ministri i jashtëm.

RINDËRTIMI I BESIMIT

Mesazhet e Vjosa Osmanit, gjatë vizitës në Tiranë, përtej intepretimeve partizane dhe epiteteve të...

Posted by Ditmir Bushati on Monday, 21 December 2020

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI