Flash

Rreth 77 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Lapsi.al 20 December 2020
Rreth 77 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Rriten shifrat e infektimeve me COVID-19 në mbarë botën. Mësohet se 76 milionë e 690 mijë e 612 persona janë infektuar me koronavirus.

Sipas faqes botërore të statistikave Worldometers.info, 1 milionë e 693 mijë e 259 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 53 milionë e 817 mijë e 406 persona janë shëruar. Mësohet se SHBA-të janë në krye të listës sa i takon numrit të lartë të infektimeve, me plot 18 milionë e 78 mijë e 9 të infektuar, India e dyta me 10 milionë e 31 mijë e 659 raste si dhe Brazili me 7 milionë e 213 mijë e 155 raste.

Kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë u regjistruan 538 raste të reja me COVID-19 si dhe 8 humbje jete. Ndërkohë që në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 48 mijë e 682 raste, ndërsa 1 mijë e 248 persona kanë vdekur.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoa...

11:40

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI