Flash

Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Belgjikë, 11 të arrestuar

Lapsi.al 19 December 2020
Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Belgjikë,

Drejtësia belge ka goditur një bandë shqiptare të trafikut të kokainës duke arrestuar 11 persona, nga të cilët 9 janë burra dhe 2 gra. Njëri prej tyre është i plagosur në gjendje të rëndë në spital.

Në momentin që policia nisi bastisjen në disa lokale dhe shtëpi, njëri nga shqiptarët tentoi që të arratisej duke u larguar nga çatia e një banese, por ra nga lartësia duke u dëmtuar rëndë.

Nga operacioni u sekuestruan 100 mijë €, 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro dhe disa makina. Operacioni u shtri në Grimbergen dhe në Bruksel. Banda akuzohet për trafik kokaine në Itali dhe shtete të tjera në Europë.

Në dosje do të hetohet edhe lidhja e mundshme e kësaj bande me vrasjen e një shqiptari në Strombeek në muajin prill të këtij viti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI