Flash

Vetëvendosje tregon me gisht gazetarët që sulmuan Vjosa Osmanin për llogari të Ramës

Lapsi.al 19 December 2020
Vetëvendosje tregon me gisht gazetarët që sulmuan Vjosa Osmanin

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka denoncuar sulmin që gazetat ptanë qeverisë ndërmorën ndaj presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani. Ajo  i ka quajtur ato si zell mercenarësh që i shërbejnë shefit të tyre Edi Rama. Dhe ka zbuluar edhe arsyen se pse e bëjnë këtë pasi Osmani me propozimet e saj e ka kapur gafil, mikun e Vuçiçit në Tiranë. Drejtori i zyrës së VV, Bojken Abazi  ka shkruar: "Disa "epitete" të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:

Gazeta Tema - "talebane"

Mero Baze (Gazeta Tema) - "jeniçere"

Frrok Çupi - "fluturake" + "majtiste ekstreme"

Dritan Hila - "shitëse buke"

Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë". Një ditë më parë Abazi e kishte komentuar kështu: "Gabimi i pafalshëm i Vjosa Osmanit është se donte të bashkonte Kosovën me Shqipërinë në dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, pa marrë leje nga Vuçiçi. Edi Rama e ka shpjeguar disa herë, por (as) Vjosa Osmani nuk e ka kuptuar se Kosova me Shqipërinë bashkohen vetëm përmes Serbisë".

Në fakt që pas qëndrimeve të forta që mbajti në Tiranë Vjosa Osmani ajo është bërë pre e kritikave të të gjitha llojeve nga mediar pranë rilindjes.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, ndërron jetë i moshuari

Një këmbësor 75 vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Vlorës pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “K...

20:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI