Flash

Protestuesit në Shkodër thyejnë me gur xhamat e selisë së PS-së

Lapsi.al 12 December 2020
Protestuesit në Shkodër thyejnë me gur xhamat e selisë

Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë.

Fillimisht ata kanë marshuar në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama ik” dhe duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet: “Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”.

Por sipas raportimeve të para, në vijim protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të fota drejt godinës së Partisë Socialiste, duke thyer xhamat e dyerve të saj.

Kujtojmë se prej të enjtes, protesta kanë nisur në disa qytete të vendit, shoqëruar edhe me dhunë e përplasje me policinë

Të këshilluara

Dëbora mbulon Dardhën e Voskopojën

Mbrëmjen e së premtes reshje të dendura bore kanë përfshirë Dardhën dhe Voskopojën. Si pasojë e reshjeve të orëve të fundit trashësia e borës ka arritur në 10 c...

10:53

Vidhet farmacia në Durrës

Një farmaci është vjedhur mbrëmjen e së premtes në Durrës. Mesohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ku një farmaci që ndodhej pas bashkisë së qyte...

10:31

Protesta, 7 të arrestuar në Durrës

Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar nga policia e Durrësit gjatë protestës së të premtes. Ndërkohë 2 qytetarë janë shpallur në kërk...

09:53

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI