Flash

Protesta, 7 të arrestuar në Durrës

Lapsi.al 12 December 2020
Protesta, 7 të arrestuar në Durrës

Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar nga policia e Durrësit gjatë protestës së të premtes. Ndërkohë 2 qytetarë janë shpallur në kërkim. Sipas informacioneve nga policia këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Durrës e më pas përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Shkatërrim i pronës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm”, shtetasit:  G. Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetas (organizatorë të protestës), dhe për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” 12 shtetas. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, e 2 shtetasve. Shtetasit e lartpërmendur kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për t’u shpërndarë dhe kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në qytet”, ka bërë me dije policia. Kujtojmë se edhe në qytetin e Durrësit, protesta e një dite më parë u shënua me incidente dhe djegien e koshave të plehrave

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI