Flash

Dy të jashtëm me një mendje, Carlo Bolino dhe Yuri Kim dënojnë ish pushtetarët e para tetë viteve për dhunën e tanishme

Lapsi.al 11 December 2020
Dy të jashtëm me një mendje, Carlo Bolino dhe Yuri Kim

Në një absurd të paparë dhe të padëgjuar ambasadorja amerikane në Tiranë ka fshikulluar ish-pushtetarët që mund të nxisin dhunën me rastin e protestave që shoqëruan vrasjen e të riut 25-vjeçar, Klodian Rasha.

Aq diplomatike dhe e ekuilibruar është treguar Yuri Kim, sa me këtë rast ndërhyrja e saj është përshëndetur edhe nga njëri prej gazetarëve më indipendentë dhe më të paanshëm që ka peizazhi shqipfolës, Carlo Bolino, i cili pak ditë më parë publikoi një sondazh në Report TV ku thoshte se Rama i fitonte zgjedhjet me 60% (pra shumë më thellë se në 2017/shiko poshtë).

“Sot për herë të parë në një deklaratë publike, ambasadorja amerikane Yuri Kim iu drejtua” ish-pushtetarëve pa i përcaktuar ata si “opozitë”. “Ata që ishin në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme”, - shkroi ajo në një deklaratë të lëshuar nga ambasada në gjuhën shqipe, mbase për të shmangur atë që në përkthimin nga anglishtja mund të humbasë këtë detaj” - ka nënvizuar Bolino në editorialin e tij.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Duke u ndier krenar që, si individë të pavarur, ai dhe Yuri Kim kanë arritur në të njëjtin përfundim, Bolino vazhdonte: "Për muaj me radhë, në editorialet e mia dhe në debatet televizive, edhe unë e përcaktoj opozitën si ''ish-pushtetarë'', dhe jo për të zvogëluar rolin e saj, por vetëm për të kujtuar se ajo që sot paraqitet si opozitë ka në të vërtetë gabimet dhe përgjegjësitë e të qenit në pushtet deri në shtatë vjet më parë".

Ngjashmëria e të dyve për rolin e ish-pushtetarëve është e frikshme.

Urojmë që amerikania Yuri Kim mos jetë në një mendje me italianin Bolino edhe për sa i përket mënyrës se si u ekzekutua Klodian Rasha. Në gazetën e drejtuar prej tij si lajm kryesor u shfaq "fakti" se viktima qe i armatosur me një pistoletë në dorë dhe ia drejtoi atë policit.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Vijon protesta në rrugët e ish-bllokut

Për të tretën ditë me radhë vijon protesta në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një oficer policie. Protestuesit janë duke u zhvendosur tashmë në zonën e...

20:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI