Flash

Rama i quan protestuesit "lukuni halabakësh"

Lapsi.al 11 December 2020
Rama i quan protestuesit "lukuni halabakësh"

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e ditëve të fundit nga ambientet e QSUT ku vizitoi një nga efektivët e plagosur. Ai i quajti protestuesit lukuni halabakësh, të cilët mbështeten nga opozita dhe presidenti.

“Është një skenë absurde ku na duhet të jemi këtu për të qenë pranë efektivit të policisë që rrezikon të humbë dritën e syrit, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy qytetarëve shqiptarë. Për çfarë, për pushtetin? Në asnjë rast, kjo lukuni nuk ka lidhje me demokracinë dhe drejtësinë dhe që nuk ka lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen e qytetarisë shqiptarë, kur morën lajmin e humbjes së jetës së djalit 25 vjeçar. Nuk ka asnjë lidhje. Çfarë drejtësie kërkojnë këta, atë të halabakërisë?

Sot efektivi ishte përpara trupit gjykues, nuk bëri asnjë alibi. Ka të drejtën e një procesi gjyqësor dhe të dënohet sipas ligjit. Morali është ai i ministrit të Brendshëm që dha një shembull fisnikërie edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por nuk kanë të drejtë të prekin jetën e tjetrit. Presidenti ende nuk e ka dënuar dhunën.

Presidenti inkurajon lukuninë dhe ve gishtin mbi lukuninë. Presidenti është nxitës dhe orkestrues bashkë me atë ish presidentin tjetër që është krenar që ka vrarë njerëz. Presidenti i thotë kësaj lukunie se dhuna është rruga për të bërë përpara”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI