Flash

Rama i bën karshillëk protestuesve, shfaqet me Ardin Veliun në QSUT te policët e plagosur

Lapsi.al 11 December 2020
Rama i bën karshillëk protestuesve, shfaqet me Ardin Veliun në

Teksa në orën 18:00 është paralajmëruar që të nisë protesta për të tretën ditë me radhë për vrasjen e Klodian Rashës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në QSUT, ku ka vizituar efektivët e plagosur në tubim. Rama shoqërohej nga kreu i Policisë, Ardi Veliu, "kokën" e të cilit kërkojnë protestuesit. Kryeministri bëri një deklaratë për mediat.

Pjesë nga deklarata

"Kjo që po ndodh nuk ka të bëjë me qytetarinë. Tejkalimi ekstrem i të drejtës për të ushtruar forcë me policinë, nuk ka drejtësi,..ccfarë drejtësie? Drejtësi e dhunës mbi të gjithë dynjanë? Drejtësi është që efektivi do të dënohet. Një tjetër rrezikon të humbasë dritën e syrit. Ky është një akt që i ka indinjuar të gjithë por askush nuk ka të drejtë t’i prekë një fije floku askujt tjetër. Presidenti i Shtetit ende nuk e ka dënuar dhunën, ende nuk i ka thënë asnjë fjalë kësaj familjeje e asaj nëne që është atje dhe pret të birin. Së bashku me atë tjetrin, ish-kryeministër që sot është krenar që ka vrarë njerëz, dhe i vjen keq që nuk ka vrarë më shumë. Këta janë njerëz të joshur edhe me para që nuk dinë as se për ccfarë dalin, se për minorenët nuk ia vlen të futemi të diskutojmë se ka një axhendë politike. Policia ishte përtej kufijve të tolerancës. Policia reagon në mënyrë proporcionale, nuk ka as pse dhunon dhe as pse të tërhiqet e të lërë dritën e syrit këtu. Policia ka qenë në shesh dhe natën e parë ju e patë që dolën dhe thanë ja ku jemi, na qëlloni na bini se e ndjejmë dhe ne peshën e dhimbjes tuaj. Por kjo nuk do të thotë që të gjeni shesh e të bëni përshesh, jo o Ilir Meta, nuk do të thotë kjo.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI