Flash

Kthimi i buxhetit të 2021 në Kuvend, çfarë argumentash jep Ilir Meta

Lapsi.al 11 December 2020
Kthimi i buxhetit të 2021 në Kuvend, çfarë argumentash jep

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Sipas Presidentit, është një draft jo realist dhe që nuk mbështet parashikimet e rritjes ekonomike.

Thelbi i kundërshtimit të Ilir Metës për buxhetin është se ky draft nuk parashikon fondet e nevojshme për të përballuar krizën e pandemisë. Gjithashtu, ky buxhet nuk mbështet bizneset apo individët që kanë humbur vendet e punës për shkak të Covid-19.

Meta gjithashtu kapet me faktin se sipas tij, qeveria nuk ka një plan të qartë për të ulur nivelin e borxhit publik. Sipas Presidentit, buxheti në këtë formë paraqet një rrezik të madh për ekonominë e vendit.

Ndër të tjera, Meta shigjeton buxhetin duke thënë se Partneriteti Publik Privat dhe Korporata e Investimeve sjellin rreziqe fiskale për ekonominë e vendit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI