Flash

PD në 30 vite/ Basha nxjerr videon: Jemi zëri i qytetarëve!

Lapsi.al 11 December 2020
PD në 30 vite/ Basha nxjerr videon: Jemi zëri i qytetarëve!

Lulzim Basha publikon një video ku tregon veprat e bëra nga PD, që nga vitet 1990, kur drejtohej nga Sali Berisha, e deri në ditët e sotme, duke uruar me këtë video-mesazh 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Në video shfaqen disa fragmente të revoltave të PD, që sollën ndryshim, që nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, e deri te futja e Shqipërisë në NATO.

“#30VJET PËR DEMOKRACINË! GJITHMONË ZËRI I SHQIPTARËVE”, shkruan Basha.

Mesazhi mbi video:

30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.

Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.

Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.

30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve.

[video width="1308" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/IMG_2305.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI