Flash

5 anëtarët e familjes humbën jetën nga Covid 19 në Kosovë

Lapsi.al 12 December 2020
5 anëtarët e familjes humbën jetën nga Covid 19 në

Një ngjarje tragjike ka ndpdhur në një familje shqiptare në Kosovë ku pesë prej anëtarëve të saj kanë humbur jetën nga Covid 19. Ngjarja ka ndodhur në Koretini të Kamenicës, ku si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën pesë anëtarë të familjes Basha.

Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët të tjerë. Një nga anëtaret e familjes, Zyrafete Basha përmes një postimi në Facebook ka kujtuar familjarët që i humbën jetën nga ky virus. Në postimin e saj ajo shkruan se një humbje e tillë e të afërmve ishte një sfidë për të.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……????? ?”, ka shkruar ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne”, shkruan ai.

Të këshilluara

Dëbora mbulon Dardhën e Voskopojën

Mbrëmjen e së premtes reshje të dendura bore kanë përfshirë Dardhën dhe Voskopojën. Si pasojë e reshjeve të orëve të fundit trashësia e borës ka arritur në 10 c...

10:53

Vidhet farmacia në Durrës

Një farmaci është vjedhur mbrëmjen e së premtes në Durrës. Mesohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ku një farmaci që ndodhej pas bashkisë së qyte...

10:31

Protesta, 7 të arrestuar në Durrës

Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar nga policia e Durrësit gjatë protestës së të premtes. Ndërkohë 2 qytetarë janë shpallur në kërk...

09:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI