Flash

U dhunua 5 ditë më parë humb jetën në spital 55 vjeçari

Lapsi.al 12 December 2020
U dhunua 5 ditë më parë humb jetën në spital 55

Një 55 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra. Mesohet se viktima Dervish Kalaja, disa ditë më parë ishte përfshirë në një sherr të ndodhur mes disa personave në një lokal, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Në kuadër të kësaj ngjarje janë arrestuar shtetasitA.K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth. Ngjarja ka ndodhur të hënën në Ishëm rreth orës 22:00, ku këto shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën 55 vjeçari Dervish Kalaja.

Njoftimi i plotë:

Goditën me mjete të forta dhe mjete prerëse 3 shtetas, arrestohen në flagrancë 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Arrestohet dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Gjobitet edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasit:

A.K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

[09:16, 12/12/2020] Nevila: E goditen me sende te forta, duke e rrahur barbarisht, nderron jete Dervish Kalaja. Ai u perfsh ne nje sherr ne nje lokal ne zonen e ishmit pak dite me pare. 63-vjecari nuk arriti tu mbijetonte plagëve te marra dhe nderroi jete mbremjen e djeshme ne spitalin Ushtarak ne Tirane.

Të këshilluara

Vidhet farmacia në Durrës

Një farmaci është vjedhur mbrëmjen e së premtes në Durrës. Mesohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ku një farmaci që ndodhej pas bashkisë së qyte...

10:31

Protesta, 7 të arrestuar në Durrës

Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar nga policia e Durrësit gjatë protestës së të premtes. Ndërkohë 2 qytetarë janë shpallur në kërk...

09:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI