Flash

Ilir Meta: Vendit i duhet një ndryshim i madh e i fortë

Lapsi.al 12 December 2020
Ilir Meta: Vendit i duhet një ndryshim i madh e i fortë

Presidenti Ilir Meta pjesë e aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia.

Meta në fjalën e tij i është rikthyer lëvizjes studentore 30 vjet më parë, duke theksuar se konkluzioni i tij për këtë është që nëse të rinjtë do kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit e tyre, ai nuk do të ndodhte kurrë.

“Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri.

Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.

Ky është mesazh që vlen në cdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të forte.

Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, ka thënë Meta.

Kreu i shtetit foli për shpopullimin e vendit dhe tha se ky term nuk është “paranojë e imja”, por realitet.

“Nuk është paranojë e imja, por realitet me fakte konkrete. Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë. Jemi në një situatë të tillë kur e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre”, ka thënë ndër të tjera ai.

Të këshilluara

Protesta, 7 të arrestuar në Durrës

Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar nga policia e Durrësit gjatë protestës së të premtes. Ndërkohë 2 qytetarë janë shpallur në kërk...

09:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI