Flash

Protesta në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Bëmë detyrën tonë në një marshim paqësor, njoftova për sulmin ndaj selisë, policia ndenji me duar në xhepa

Lapsi.al 12 December 2020
Protesta në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Bëmë detyrën

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka reaguar pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.Ademi shprehet se në momentin kur disa të rinj që nuk kishin lidhje me protestuesit u drejtuan te selia e PS ka ndoftuar policinë e cila sipas saj ndenji me duar në xhepa duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim

Rragimi i saj i plote

Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet. Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim. Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe persekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit.

Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

Të këshilluara

I vihet flaka selisë së PS-së në Shkodër

Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. F...

12:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI