Flash

Bandat e kanabisit, 12 të arrestuar në Krujë, 3 në kërkim policor

Lapsi.al 12 December 2020
Bandat e kanabisit, 12 të arrestuar në Krujë, 3 në

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “KOORDINIMI“, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Krujë dhe RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 10 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, gjatë operacionit kapen dhe arrestohen në flagrancë edhe dy shtetas të tjerë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të Policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Si rezultat i një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me ato të SHÇBA-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Krujë, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

H. K., 35 vjeç, G. K., 32 vjeç, L. K., 27 vjeç, N. M., 40 vjeç, Y. M., 25 vjeç, E. L., 25 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, H. M., 33 vjeç dhe S. S., 19 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: B. D., 30 vjeç, I. K., 49 vjeç dhe L. D., 20 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Vrijon, Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

A. K, 39 vjeç, banues në fshatin Virjon Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municioneve”, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjere të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

I vihet flaka selisë së PS-së në Shkodër

Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. F...

12:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI