Flash

Historia me çiftin zvicerian, çfarë thotë Loredana

Lapsi.al 12 December 2020
Historia me çiftin zvicerian, çfarë thotë Loredana

I gjithë rrjeti u surprizua në shtator, pasi Loredana ka postuar në Instagram, një foto nga një “video call” me Petra Valais, ku shihen duke buzëqeshur.

Loredana kishte shkruar datën 01.09.2020, për të treguar se biseda mes tyre është realizuar në 1 shtator, duke e shoqëruar me emojin e dy gishtave, pra paqe.

Sakaq, në rrjet qarkulluan edhe video e foto nga takimet mes tyre në restorante të ndryshme, ku shihen duke folur e buzëqeshur. Kjo lëvizje e papritur e reperes shkaktoi shumë debate mes fansave të cilët filluan të aludonin.

Ata u ndanë në dy kampe: Njëri kamp thoshte se Loredana e ka paguar Petrën që të heshtë për të mos i prishur më shumë imazhin, ndërsa tjetri thoshte se ato po shtiren.

Disa javë pas kësaj ngjarjeje gazeta zvicerane “20 minuten” shkruante se zyra e prokurorit të Luzernit ka mbyllur çështjen, me kërkesë të të dyjave palëve, që kanë rënë dakord në një marrëveshje.

Sipas saj, reperja shqiptare i ka paguar zviceranes rreth 400 mijë franga dhe i ka kërkuar edhe falje, duke marrë përgjegjësi të plotë për veprimet e saj.

Së fundmi, Loredana ka folur publikisht rreth çështjes në fjalë. Në një intervistë për SRF Virus ajo tha se të vërtetën e asaj që ka ndodhur mes saj dhe Petrës, përveç tyre e di edhe prokurori. Asnjë tjetër.

Të këshilluara

I vihet flaka selisë së PS-së në Shkodër

Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. F...

12:34

Dëbora mbulon Dardhën e Voskopojën

Mbrëmjen e së premtes reshje të dendura bore kanë përfshirë Dardhën dhe Voskopojën. Si pasojë e reshjeve të orëve të fundit trashësia e borës ka arritur në 10 c...

10:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI