Flash

Në Kosovë nuk pyesin më për Covid. Shihni çfarë ndodh në Brezovicë

Lapsi.al 12 December 2020
Në Kosovë nuk pyesin më për Covid. Shihni çfarë

Të shtunën (12 dhjetor) qindra persona janë grumbulluar në qendrën e skijimit në Brevozicë, pa respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse kundër COVID-19. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, ka vizituar këto mjedise dhe ka parë shumë njerëz që frekuentonin këtë qendër të turizmit, pa respektuar masat kundër koronavirusit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me policinë në komunën e Shtërpcës. Zyrtarët policorë thanë se kanë dërguar njësitë policore në këtë zonë, pas raportimeve për grumbullime të njerëzve.

Mbajtja e maskave mbrojtëse në ambiente të hapura është detyruese në Kosovë dhe po ashtu edhe distanca fizike.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 45,594 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,174 pacientë kanë vdekur. Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë të premten se autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë vërejtur stagnim të rritjes së rasteve të infektimit në javët e fundit në Kosovë. Megjithatë, ai ka thënë se respektimi i masave që janë në fuqi, duhet të vazhdojë patjetër dhe me intensitet të shtuar, meqë spitalet janë të mbingarkuara. “Në ecurinë e pandemisë është vërtetuar se numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe disa javë pas fillimit të rënies së numrit të rasteve”, ka thënë Zemaj.

Të këshilluara

I vihet flaka selisë së PS-së në Shkodër

Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. F...

12:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI