Kryeministri Edi Rama është shfaqur në një video të vjetër ku qartazi shfaqet një standrat i dyfishtë mes asaj që pretendon se duhet të bëhej dhe mënyrës se si ai po vepron në një situatë të ngjashme. Me anë të një video-je të sjellë në emisionin e gazetares Jonida Shehu, kryeministri Rama ka shprehur se si duhet të sillet një kryeministër europian, duke kundërshtuar kryekëpút mënyrën se si ai po vepron tani. Në videon e shkëputur nga një takim me familjarë të personave të vrarë më 21 janar, Edi Rama flet se si duhet të sillet një kryeministër europian kur një polic qëllon apo vret një qytetar, ndërkohë që vetë nuk bën asgjë nga ato që thotë.
“Kur një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vetë dhe i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht Ministri i Brendshëm, shkarkohet Prefekti, zhvishet komisari dhe polici fatkeq përfundon pas hekurave të burgut. Kryeministri europian i vërtetë dënon moralisht dhe kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit por edhe i kërkon ndjesë popullit të vetë për fatkeqësinë dhe premton ristrukturim të forcave të rendit” dëgjohet të thotë kryeministri Rama.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/121422228_108668481104724_5768293731268738628_n.mp4"][/video]