Flash

Nis tubimi i katërt për vrasjen e Klodian Rashës, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Lapsi.al 12 December 2020
Nis tubimi i katërt për vrasjen e Klodian Rashës, protestuesit

Një numër i konsiderueshëm qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Ata mbajnë në duar pankarta dhe kanë bërë thirrje ndaj policëve që të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta. Prezente janë edhe forcat e policisë si dhe një autobot uji që mund të përdoret për shpërndarjen e turmës.

Më herët, makinat e rënda të policisë kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve. Institucionet  po ashtu janë rrethuar nga barriera metalike, ndërkohe që ato mbrohen nga forcat e rendit. Protestat nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI