Flash

Po se kuptoi këtë zemërim, Rama do i bëjë varrin vetes

Lapsi.al 12 December 2020
Po se kuptoi këtë zemërim, Rama do i bëjë varrin vetes

Kjo qe po zjen ne Tirane keto dite, filozofi Slavoj Zizek e ka quajtur "revolte e nivelit zero" dhe nuk eshte shpikur ne provincen tone mjerane, por ne boten demokratike, ne Parisin e 2005-s.

Pra jane revolta te pa-racionalizuara, pa artikulim, pa nje kauze te veçante, per çka akuzohen edhe te rinjte e rruges. Ajo eshte revolte totale, ndaj gjithçkasë, ndaj realitetit, ndaj ndrydhjes se perditshmerise.

Arsyet jane te shumta dhe te parrokshme ne nje arsye te vetme. Qe prej dhunes se babait te pire e pa pune, dhunes se policit dhe mesuesit, dhunes se seksit e kultures etj. Individi thjesht del jashte kontrollit, shfren mllef e hungerime, qofte dijetar ne Sorbone e qofte lumpen Laprake.

E mira e kesaj proteste ne nivelin zero eshte se nuk mund te kapet e te kontrollohet nga pushteti.

Por ne dallim prej provinces sone mjerane, intelektualet dhe shtetaret e botes demokratike perpiqen te kuptojne qytetarin dhe situaten, te ndertojne pikepyetje, te intelektualizojne, jo te ndersejne Frrok Çupin ne studio televizive si qen te terbuar ne prag te ngordhjes. Kjo eshte diferenca.

Dhe per sa kohe Edi Rama nuk do ta kuptoje situaten por del te recitoje vjersha si nje poet i dobet mejhanesh, thjesht po i ben varrin vetes. Dhe une jam shume i lumtur per kete.

Marrë nga Facebook i autorit Klodi Leka

Të këshilluara

I vihet flaka selisë së PS-së në Shkodër

Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. F...

12:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI