Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi lidhur me zhvillimet e ndodhura në protestën në kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, numri dy i Partisë Demokratike shkruan se regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Sipas tij rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.
Bardhi thotë se ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës.