Flash

Patozi: Protesta shkon përtej vrasjes së Klodianit, revolta e shfaqur është e akumuluar

Lapsi.al 11 December 2020
Patozi: Protesta shkon përtej vrasjes së Klodianit, revolta e shfaqur

Kryetari i Partisë "Bindja Demokratike", Astrit Patozi, shkruan në rrjetet sociale se revolta e qytetarëve e shfaqur në protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, lidhet edhe me akumulimet e tyre të brendshme të nxitura nga korrupsioni, padrejtësitë apo arroganca e pushtetit.

"Është jashtë çdo dyshimi se protesta e ashpër e këtyre ditëve në Tiranë dhe gjetkë shkon përtej vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha. Është fare e qartë për gjithëkënd, që vë në punë logjikën dhe nuk përdor parafabrikate të gatshme politike për të kuptuar botën, se ka një shfrim popullor, i cili shkon më larg se dhimbja për humbjen e një jete të pafajshme nga dora e një punonjësi të policisë.

Ka një akumulim revolte në Shqipëri nga korrupsioni, padrejtësia dhe arroganca e pushtetit, i cili thjesht ka marrë shkëndijën prej ngjarjes së rëndë dhe tragjike, por kjo nuk duhet të na shqetësojë aq shumë, me gjithë respektin për dekorin e qytetit apo semaforët e bulevardit në prag të festës së Vitit të Ri.

Janë pikërisht arsyet e shumta të këtij shpërthimi social ato që duhen lexuar drejt sot, në radhë të parë nga ata, të cilët po e keqqeverisin pa mëshirë Shqipërinë prej më shumë se 7 vjetësh, duke filluar nga kryeshefi i “Rilindjes”, Edi Rama.

Por jam shumë i bindur se kjo vlen edhe për ata, që pretendojnë se mund të mirëqeverisin nesër, kur ai të jetë rrëzuar, duke filluar ndoshta nga ne të Bindjes Demokratike", shkruan Patozi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI