Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. Hajdaraj është shprehur gjatë seancës së sotme se është penduar për veprimin e kryer, ndërsa ka kërkuar që familja e viktimës të ishte në seancë në mënyrë që t’i kërkonte falje.
Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për efektivin, pasi efektivi kishte qëlluar dy herë në drejtim të 25-vjeçarit në rrugën “Dritan Hoxha”. Nga të dhënat, organi i akuzës doli në përfundimit se nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.
[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-11-at-12.09.04-2-1.mp4"][/video]
[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-11-at-12.09.04-1.mp4"][/video]