Në 30 vjetorin e formimit të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkruar në rrjetet sociale se në këto vite PD-ja ka qenë zëri i shqiptarëve.
“30 vjet për demokracinë
Gjithmonë zëri i shqiptarëve”, shkruan Basha.
Ndër të tjera në mesazhin e videos theksohet se PD-ja dhe përfaqësuesit e saj që nga shembja e komunizmit ka qenë dhe do të jetë në shërbim të shqiptarëve.
“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.
Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.
Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.
30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”, thuhet ne videomesazh.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/PD-30-vjet-1.mp4"][/video]