Flash

Vajza e deputetit të Partisë Socialiste në protestë: Mua më mbron mbiemri, po Klodian Rashën?

Lapsi.al 10 December 2020
Vajza e deputetit të Partisë Socialiste në protestë: Mua

Vajza e ish-zv.kryeministrit, Niko Peleshi ka marrë pjesë në protestën e sotme për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

Aleksia Peleshi shkruan në Instagram se “populli ndjen pasiguri” dhe se si “Klodiani mund të ishte secili prej nesh”.

Më tej vajza e Niko Peleshi shkruan se atë e “mbron mbiemri”, por “Klodian Rashën kush e mbronte?”

“Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre.

Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo unë. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjerë, kush i mbron?

Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre pergjegjesi për ketë ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo është nje ngjarje e veçuar qe nuk përfaqëson gjithe policinë. Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.

Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, shkruan vajza Niko Peleshit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI