Flash

Dorheqja/ Lleshaj, gafë apo thikë pas shpine për Ramën: "Ishte marrëzi që pranova detyrën"

Lapsi.al 10 December 2020
Dorheqja/ Lleshaj, gafë apo thikë pas shpine për Ramën:

Nuk dihet nëse Sandër Lleshaj ka qenë i turbulluar nga humbja e postit, apo nëse ai e ka përjetuar keq largimin nga Rama. Po,r në deklaratën e tij të dorëheqjes ai ka bërë një krahasim të papërshtatshëm, që vendos shenjën e barazimit mes qeverisë Rama dhe regjencës kuislinge që bashkëpunoi me gjermanët gjatë luftës së dytë botërore.

Lleshaj ka përmendur një shprehje të klerikut katolik Anton harapi, kur pranoi ofertën për tu bërë kolaboracionist. "U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi" ka shkruar ai.

Me kapitullimin e Italisë Anton Harapi pranoi për t'u bërë përfaqësues i katolikëve në Këshillin e Naltë të Regjencës.  Me 13 shtator 1943 ai u emërua në këtë post ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Me ardhjen e komunistëve në pushtet ai u pushkatua pas një gjyqi kundër bashkëpunëtorëve të nazizmit.

©Lapsi.al

Anton Harapi - Alchetron, The Free Social Encyclopedia

 

Të këshilluara

Tiranë/ Arrestime për dhunë dhe vjedhje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht, shtetasi Lorian Mazari, 43 vjeç. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Tiran...

13:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI