Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Policia arreston 7 persona gjatë orëve të fundit në Tiranë, jep arsyet

Lapsi.al 4 December 2020
Policia arreston 7 persona gjatë orëve të fundit në

Policia e Tiranës arrestoi në pranga 7 persona gjatë orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale si vjedhje, shpërndarje të narkotikëve dhe drejtim të mjeteve në gjendje të dehur. Mes tyre është ndaluar një 17 vjecar, i identifikuar me inicialet A.C., i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Policia ka arrestuar një 23 vjeçar, pasi ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit F. P. Gjithashtu, ky ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Të gjitha sendet e vjedhura janë sekuestruar në banesën e tij.

Çfarë thotë policia 

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe disa sende të vjedhura.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit A. Xh., 23 vjeç, pasi më datë 02.12.2020, ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit F. P. Gjithashtu, ky shtetas më datë 25.10.2020, ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetasit F. P.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasit të mitur me iniciale A. C., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Xh. K., 38 vjeç, A. S., 58 vjeç, B. O., 38 vjeç dhe L. K., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Të këshilluara

Aksident në Thumanë-Milot, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në afërsi të nënkalimit Fushë Mamurras. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Thumanë-Milot, ndërsa ...

09:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43