Flash

“Je shërbëtor i Ramës”/ Endri Shabani përplaset me Agron Gjekmarkajn në TV

Lapsi.al 4 December 2020
“Je shërbëtor i Ramës”/ Endri Shabani përplaset

Një debat mbi partitë e vogla, por edhe të rejat të krijuara së fundmi, u kthye në replika ofendimesh mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryetarit të nismës “Thurje”, Endri Shabani.

Gjekmarkaj akuzoi se partia e kryesuar nga Shabani “po dërgon ujë tek burimi i kryeministrit Rama”, duke shtuar se ata do të përpiqen të marrin vota brenda opozitës.

Ndërkohë Shabani nuk ndau të njëjtin mendim me analistin dhe shtroi pyetjen se “partitë e vogla nuk kanë të drejtë të futen në zgjedhje”?

DEBATI

Agron Gjekmarkaj: Dërgon ujë tek burimi i Edi Ramës.

Endri Shabani: Ma shpjego tani. Nëse hedh akuza sqaroji.

Agron Gjekmarkaj: Kjo e kandidimit të katër qarqe është bërë në mënyrë për të mbledhur vota. Ju nuk e dëmtoni sepse vota keni pak. Janë dy ekstreme, opozita e bashkuar dhe qeveria, kanë dalë disa forca që kanë diskurs opozitar dhe do të merrni vota tek pellgu i opozitës.

Endri Shabani: Unë them që je shërbëtor i atij dhe atij, por nuk e them.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ke këllqe të bësh këtë. Unë nuk merrem me ty, rri se do të them një gjë që se mban dot pastaj.

https://www.youtube.com/watch?v=vvn6efD4bNM&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI