Flash

VIDEO/ Basha: Rama i la në baltë pensionistët, nuk marrin asnjë ndihmë

Lapsi.al 3 December 2020
VIDEO/ Basha: Rama i la në baltë pensionistët, nuk marrin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se pensionistët janë lënë krejtësisht në baltë nga qeveria e Edi Ramës dhe se në mes të pandemisë, ata nuk po marrin asnjë ndihmë ekonomike, ilaçet nuk po u rimbursohen.

“Vizitova sot në Lezhë zonjën Flora Gjoni. Pensioni i saj është krejt qesharak për të përballuar jetesën me të. Qeveria e Ramës ka dhënë ndihmën më të vogël në Ballkan për qytetarët e saj që nga fillimi i pandemisë” – shprehet Basha.

Sipas kreut të opozitës, kosto e jetesës në Shqipëri vazhdon të rritet, çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6% ndërsa çmimet e transportit janë rritur me 3.4%.

“Boll më! Shqiptarët nuk mund të durojnë një mandat të tretë të Edi Ramës. Qytetarët shqiptarë nuk duan dështime të tjera. Është koha për ta ndryshuar Shqipërinë dhe për të sjellë shpresë të re për shqiptarët” – shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI