Flash

Merkel dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lapsi.al 3 December 2020
Merkel dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan të enjten një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasojat ekonomike të pandemisë si dhe integrimin evropian të Serbisë. Kabineti i presidentit serb njoftoi se “Merkel dhe Vuçiq ranë dakord se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm, dhe se ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore”.

Kancelarja gjermane, siç thuhet, mirëpriti përparimin ekonomik të Serbisë dhe përpjekjet në rrugën evropiane, duke theksuar se dialogu me Prishtinën dhe sundimi i ligjit janë të një rëndësie thelbësore.

Ndërkaq, Vuçiq i ka thënë kancelares Merkel, se ai do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm me qëllim të krijimit të një atmosfere konstruktive dhe të hapur për dialogun me Prishtinën.

Vuçiq ka thënë se kompanitë gjermane në Serbi punësojnë më shumë se 67,000 njerëz dhe se, siç thuhet, ato kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të Serbisë dhe “reputacionin e saj si një vend i mirë për investime”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI