Flash

Dalin detaje të reja nga vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë

Lapsi.al 3 December 2020
Dalin detaje të reja nga vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë

Policia belge ka zbuluar detaje të reja për vrasjen e shqiptarit 38-vjeçar Ardit Spahiu në Bruksel mbrëmjen e 27 nëntorit. Hetuesit thanë se autorët janë larguar me një makinë Volkswagen Golf GTI 6 me ngjyrë të zezë. Hetuesit kërkuan ndihmën e qytetarëve që e shohin një makinë të tillë të kontaktojnë me numrat e policisë.

Ardit Spahiu është kunati i Erion Alibejt, një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan. Nuk është e qartë nëse vrasja e Spahiut ka lidhje me veprimtaritë e kunatit të tij. 38-vjeçari Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan.

Alibej akuzohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik në Elbasan. Policia tha se ka dyshime të forta se Alibej ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua 2 vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI