Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Trump ngulmon: Zgjedhjet e 3 nëntorit u manipuluan, Gjykata Supreme duhet të bëjë më të mirën

Lapsi.al 3 December 2020
Trump ngulmon: Zgjedhjet e 3 nëntorit u manipuluan, Gjykata Supreme duhet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një material 46 minutësh, duke ripërsëritur pretendimet e tij për mashtrime zgjedhore, në zgjedhjet që ka humbur muajin e kaluar kundër sfiduesit demokrat, Joe Biden.

Në një video të publikuar në rrjetin social, Facebook, Trump e ka quajtur fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që kam bërë ndonjëherë”, teksa ka sugjeruar se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është mirë për shtetin tonë” dhe të përmbysë rezultatin.

Presidenti 74-vjeçar ka vazhduar të vë në pikëpyetje rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, apo 7 milionë më shumë sesa Trumpi.

Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar, ndonëse anëtarët e administratës së tij, duke përfshirë aleatin e tij të afërt, Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, kanë përsëritur se nuk ka dëshmi për mashtrime zgjedhore.

Asnjë pjesëtar i mediave nuk është parë në incizimin e Trumpit.

Fushata e Trumpit dhe mbështetësit e tij kanë dërguar në gjykatë disa raste dhe kanë pretenduar se janë kryer keqbërje në zgjedhjet e nëntorit, ndonëse pothuajse të gjitha janë hedhur poshtë për mungesë të provave.

Ndonëse Facebook dhe Twitter, ku Trump ka postuar linkun e videos, e kanë shënjuar materialin si problematik, qindra mijëra mbështetës të tij “e kanë pëlqyer” videon.

Biden ka vazhduar të ndërtojë administratën e tij për të nisur udhëheqësinë në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimit më 20 janar. “Ekipi im për tranzicion është duke punuar për atë që do të çojë përpara në Kongres, për të adresuar shumë kriza me të cilat po përballemi, sidomos krizën ekonomike dhe koronavirusin”, ka thënë Biden para punëtorëve në një tryezë të rrumbullakët në vendlindjen e tij në Delauer më 2 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI