Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Tre ish-presidentët amerikanë dalin vullnetarë të bëjnë vaksinën publikisht për të provuar se është e sigurt

Lapsi.al 3 December 2020
Tre ish-presidentët amerikanë dalin vullnetarë të

Tre ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën antiCovid menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

Ata shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën anticovid.

Freddy Ford, kreu i stafit të Bush, deklaroi për Cnn se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit – dhe koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Ndërsa sekretari i shtypit të Clintonit tha për Cnn ditën e mërkurën se ish-presidenti do të ishte i gatshëm të merrte vaksinën në një mjedis publik për ta promovuar atë.

“Presidenti Clinton patjetër do të marrë një vaksinë sa më shpejt që të jetë në dispozicion të tij, bazuar në përparësitë e përcaktuara nga zyrtarët e shëndetit publik. Dhe ai do ta bëjë atë në një mjedis publik nëse do të ndihmojë në nxitjen e të gjithë amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë”-tha Angel Urena .

Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI