Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Ministrja e Arsimit tregon çfarë do të ndodhë më tej me shkollat

Lapsi.al 1 December 2020
Ministrja e Arsimit tregon çfarë do të ndodhë më tej

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar se si do të vazhdojë mësimi në shkolla në situatën e pandemisë. Në një lidhje për emisionin “Opinion”, Kushi tha se çdo shkollë do të marrë vendimin në bashkëpunim me zyrën arsimore dhe drejtorinë e kujdesit shëndetësor në çdo qytet, në varësi të situatës epidemiologjike.

“Ajo që na takon ne pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të kombinuar mësimin online me atë në shkolla është, që ne u mblodhëm u konsultuam, bëmë një analizë të vendeve të tjera dhe hartuam shtojcën e udhëzuesit.

Vendimi i parë që ne morëm ishte që në zbatimin e varianteve të kësaj strategjie të kishte fleksibilitet midis shkollave të ndryshme. Çdo shkollë merr vendimin në bashkëpunim me zyrën arsimore dhe drejtorinë e kujdesit shëndetësor”, - tha Kushi.

Ministrja e Arsimit tha se nxënësit nga klasa e parë në të 5-ën dhe maturantët do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë.

“Nga 1760 shkolla që kemi në të gjithë territorin, në 1360 shkolla mësimi vazhdon sipas skenarit të parë, në të njëjtën mënyrë siç është tani. Ne kemi vendosur që cikli fillor nga klasa 1-5 dhe maturantët të vazhdojnë me të njëjtët skenarë. Do të jenë në shkollë. Kemi menduar se këto dy kategori duhet të jenë me prezencë fizike.

Nga klasa 6-11 do të kenë mësim të alternuar. Alternativat ishin një javë në shkollë dhe një online, ose brenda javës 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online”, - tha ministrja duke pohuar se është vendosur për variantin e dytë në mënyrë që të mos ketë shkëputje të gjata të nxënësve.

Ministrja u pyet edhe nëse është e parashikuar të ketë një mbyllje totale të shkollave në rast të rritjes së shifrave. Kushi tha se edhe ky variant nuk përjashtohet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentat në Vlorë, ekzekutohet një person

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në Vlorë. Një person është vrarë në fshatin Dukat. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe motivet e krimit. Nga...

21:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI