Flash

Shuhen shpresat për daljen e vaksinës anti-covid që në dhjetor

Lapsi.al 1 December 2020
Shuhen shpresat për daljen e vaksinës anti-covid që në

Agjencia e Barnave e Bashkimit Evropian tha sot se mund të duhen 4 javë për të verifikuar të dhënat e sigurisë dhe efikasitetit në lidhje me vaksinën e koronavirusit të Pfizer përpara se t’a miratojë atë zyrtarisht.

Agjencia Evropiane e Barnave tha se ka në plan që vendimin ta marrë në një takim në 29 dhjetor, me gjasë një javë pasi rregullatorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe të japin miratimin e tyre. Agjencia e BE-së tha do të verifikonte në 12 janar edhe një tjetër vaksinë tjetër eksperimentale, të zhvilluar nga prodhuesi i ilaçeve amerikane Moderna.

Njoftimi vjen pasi udhëheqësit evropianë paralajmëruan se vaksina ka të ngjarë të mos shpërndahet para javës së parë të janarit.

"Me informacionin që morëm së fundmi duhet të supozojmë se miratimi do të ndodhë vetëm në fund të vitit," - tha Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

Edhe Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi në një konferencë shtypi se "nuk do të ketë një politikë vaksinimi për publikun e gjerë" gjatë muajve të parë të 2021.

Vaksina e Pfizer, e zhvilluar nga BioNTech duket se është 95% efektive kundër koronavirusit, sipas të dhënave paraprake nga një verifikim i fundit. Të dyja kompanitë u kërkuan rregullatorëve në SHBA dhe Britaninë e Madhe që t'u jepnin atyre aprovim emergjent për shpërndarjen e dozave.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të zhvillojë një takim publik në 10 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e Pfizer ndërsa spitaleve në Angli u është thënë që mund të marrin dozat e para që në javën e ardhshme raportuan The Guardian dhe Financial Times.

Një vaksinë e tretë COVID-19, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, mund të jetë gjithashtu në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm. Dozat e saj thuhet se janë më të lira dhe më të lehta për t’u transportuar sesa ato të Pfizer dhe Moderna.

Të tre dozat janë testuar në dhjetëra mijëra vullnetarë muajt e fundit ndërsa prodhuesit e ilaçeve në të gjithë botën garuan për të gjetur një vaksinë që mund t'i jepte fund pandemisë së pamëshirshme.

Në të gjithë botën, më shumë se 63 milion kanë rezultuar pozitivë dhe gati 1.5 milion kanë vdekur nga COVID-19 që kur virusi u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin botën në numrin e rasteve të konfirmuara, më shumë se 13.6 milionë dhe me 270 mijë vdekje sipas Universitetit Johns Hopkins. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI