Flash

Andi Bushati: Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

DETAJE TE REJA/ Tronditet Vlora, ekzekutohet me 8 plumba një 27-vjeçar (EMRI)

Lapsi.al 1 December 2020
DETAJE TE REJA/ Tronditet Vlora, ekzekutohet me 8 plumba një

Vlora është tronditur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kësaj të marte nga një tjetër ngjarje e rëndë.

Një person është vrarë në fshatin Fushë Dukat në afërsi të Orikumit. Burime zyrtare nga policia e qytetit thanë se viktima është një 27-vjeçar i identifikuar si Beniamin Bezhani.

Policia tha se është njoftuar nga një telefonatë në Sallën Operative të Vlorës se një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pajetë.

Burimet thanë se ndaj tij është qëlluar me breshëri dhe në makinë janë vënë re të paktën 8 plumba. Viktima ka qenë i dënuar në shtetin italian pak vite më parë. Janë të paqarta motivet e krimit. 

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve” –thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentat në Vlorë, ekzekutohet një person

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në Vlorë. Një person është vrarë në fshatin Dukat. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe motivet e krimit. Nga...

21:39

ide

Andi Bushati: Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI