Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për ‘Policinë e Shtetit’: Komentet e Presidentit teori konspirative

Lapsi.al 1 December 2020
Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për ‘Policinë e

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Ilir Meta për ligjin e “Policisë së Shtetit”. Dekreti është votuar kundër nga deputetet e mazhorancës, ndërsa deputeti Myslim Murrizi votoi pro dekretit.

Sipas mazhorancës, argumentimet  e Kreut të Shtetit nuk qëndrojnë.

Deputetja e PS, Antonenta Dhima ka dhënë argumentet e saj kundër këtij dekreti, duke thënë se presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative.

“Është e qartë që jemi në harmoni të plotë me detyrat e shtetit në kohë zgjedhjesh, në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Nuk ka prapaskena të prezumuara. Në komentet e tij Presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative”, u shpreh deputetja Dhima.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë sepse ia detyron kodi i procedures. Ndërkohë ai tha se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.

“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë ka autorizim të futet në ambient privat dhe të vendosë një përgjigjes. Ne këtu nuk e kemi. Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, tha ministri.

Deputeti i opozitës në parlament, Myslim Murrizi tha se ky ligj bie ndesh me kushtetutën.

Të këshilluara

(VIDEO) Atentati në Lezhë, reagon policia

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kodër të fshatit Balldre, në Lezhë. Policia jep detaje për ngjarjen. "Në fshatin Balldre , Lez...

09:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI