Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Rama: Fajin për krerët e UÇK në Hagë e kanë vetë shqiptarët

Lapsi.al 19 November 2020
Rama: Fajin për krerët e UÇK në Hagë e kanë

Kryeministri Edi Rama thotë një pjesë të fajit që ish-komandantët e UÇK-së ndodhen sot në Hagë e kanë vetë shqiptarët.

“Unë di diçka që ju nuk e dini. Për fat të keq në çka po ndodh me lidershipin UÇK nën akuzë, një rol të konsiderueshëm kanë vetë shqiptarët. Ata që kanë folur, kanë mbajtur fjalime, kanë bërë prononcime nga më të hatashmet, dhe faktikisht janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje në seanca parapërgatitore.

Ka edhe një raport famëkeq të Dick Marty që është bërë shkak për një rezolutë. Qeveria e kohës e Sali Berishës dhe Metës e votuan pro, ndërkohë ne kundër, përfaqësuesi Gjiknuri dhe Idrizi votuan kundër” – tha Rama në emisionin Real Story në News 24.

Rama tha se nuk e anatemon Bashën si tradhtar pasi i ka vuajtur vetë më parë këto akuza sa i përket Kosovës, por kërkon një shpjegim nga ai nga A-Zh për rolin e tij si hetues i UNMIK në Kosovë.

“Kam kërkuar diçka të thjeshtë dhe s’ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet, as përpjekje për të përdorur për një kauzë më të madhe se politika e ditës, ka lidhje se mendoj dhe besoj që kreu i PD i cili udhëheq një parti që pretendon të qeverisë vendin një ditë, na detyrohet një shpjegim nga A-ZH për rolin e tij.

Unë s’jam i dëshiruar që çfarë thuhet për të, të jetë e vërtetë, as po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar. Që i kam vuajtur vetë në kurrizin tim, por kurrë nuk i kam përdorur vetë.

Nuk është çështja për tradhti por transparencë. Një drejtues, një përfaqësues i një familje të thjeshtë siç është familja e gjithsecilit një ndërmarrje, i një skuadre sporti, lere më partie politike duhet të marrë qëndrim dhe të mbajë qëndrim.

Qoftë në raport me arsyen pse u votua nga qeveria e PD në KiE ajo rezolutë, e bazuar në raportin e Dick Marty, qoftë dhe roli i tij, ai i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, madje unë nuk besoj që dëshmitarët të kenë arsye pse të sajojnë.

Unë thjesht them që i bishtnon përballjes me të shkuarën e tij, ballafaqimin me publikun duke e kthyer çdo rast kur duhet t’i shpjegohet publikut si përfaqësues i popullit shqiptar, për të thirrur për komplot, konspiracione dhe për t’i akuzuar dëshmitarët nga Kosova si mashtrues” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zlatan Ibrahimoviç me origjinë shqiptare

Futbollisti i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç është me origjinë shqiptare. Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket k...

20:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI