Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Lubonja: Kjo qeveri nuk ka veshë për të dëgjuar, por vetëm gojë për të ofenduar

Lapsi.al 19 November 2020
Lubonja: Kjo qeveri nuk ka veshë për të dëgjuar, por

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, raportin e Avokatit të Popullit mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, ku mes të tjerash kërkonte nisjen e hetimit disiplinor për çdo efektiv që shkeli ligjin.

Për analistin Lubonja, të gjithë janë të vetëdijshëm që me shembjen e teatrit është bërë një krim i shumëfishtë.

“Nuk ka njeri që nuk është i vetëdijshëm që aty është bërë një krim i shumëfishtë ndaj trashëgimisë. Por edhe një krim, në kuptimin e shkeljes ligjore. Për të mos folur për korruptimin që iu bë një pjesë të aktorëve për t’iu thyer mendjen, pra një fushatë korruptive, e orkestruar nga pushteti, kryesisht nga Rama dhe Veliaj.

Ky ndëshkim ndaj policisë ngre dy probleme: e para, policia jonë po vjen e bëhet gjithnjë e më e politizuar, instrument pushteti. E dyta, kjo polici s’duhet të jetë e politizuar për të zbatuar urdhrat. Që nga lufta e dytë botërore e këtej është ngritur problemi se çdo institucion, veçanërisht policia, nuk mund të zbatojë çdo lloj urdhri, sidomos urdhrat që bien ndesh me moralin nuk mund të zbatohen.

Kjo qeveri me në krye kryeministrin nuk kanë veshë për të dëgjuar, por vetëm gojë për të ofenduar. Por, raporti i shërben një ndërgjegjësimi më të madh për këto probleme, që nesër njerëzit të dinë të ndëshkojnë këtë lloj qeverisjeje. Do duhet t’i shërbente edhe drejtësisë, që ka pasur akuza në lidhje me teatrin, dhe nuk ka bërë asgjë, tha Lubonja.

Më tej, analisti u ndal te situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, ku tha se është një situatë shqetësuese dhe që ka krijuar ankth te qytetarët.

“Po e shohim dhe po e përjetojmë. Na ka hyrë një lloj ankthi për të ardhmen tonë dhe të familjarëve. Është shqetësuese situata, në kuptimin e rritjes së numrave. Në horizont duket një shpresë që lidhet me vaksinën. Jemi të shqetësuar se sa do të arrijmë ne të kapim fazën e vaksinës. Gjendja tani më duket shumë e vështirë, shumë e rrezikshme, jemi gati në gjendjen e imunitetit të tufës, dhe më duket se nuk kemi instrumente. Testimi është i rëndësishëm për të kapur asimptomatikët dhe për t’i izoluar që të mos infektojnë të tjerët. Sa më shumë testime, aq më shumë frenohet virusi, por përgjigjet duhet të dalin shpejt. Duhen më shumë spitale, më shumë dhoma, më shumë personel. Ka shumë njerëz që thonë se po shkove në spital, vdiqe. Njerëzit do të rrinë në shtëpi, por kjo ka problemet e veta. Në botë janë rritur kontaktet dhe shërbimet. Unë kam ndjesinë që jemi lëshuar në dorë të fatit”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është pro një mbylljeje tjetër të vendit, Lubonja deklaroi se “Kam ndjekur Italinë, ku ka kritika, për atë që thuhet ‘duke parë, duke bërë’. Kjo ka një gjë pozitive, se jemi para të panjohurës, por ka dhe kritika, sepse thuhet se nuk janë bërë studime serioze për të parë se ku do të shkohet. Në këtë kuptim, unë mendoj se duhet të izolohemi më shumë, por që të ndodhë kjo duhet dhe siguri ekonomike. Shifrat tona për mendimin tim nuk janë reale, sepse nuk i dimë ato që vdesin nëpër shtëpi. E keqja jonë është se e vëmë alarmin kur derdhet qumështi. Duhet ta pranojmë që ky virus ka një rrezikshmëri për 5% të popullsisë, ndërsa 95% e popullsisë është asimptomatike ose me simptoma të lehta. Megjithatë, njerëzit duhet të ruhen për veten, por edhe për njëri-tjetrin”.

Të këshilluara

Përfundon greva e minatorëve në Trepçë

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që iu është konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit se pagat për muajin teto...

17:36

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI