Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Përfundon greva e minatorëve në Trepçë

Lapsi.al 19 November 2020
Përfundon greva e minatorëve në Trepçë

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që iu është konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit se pagat për muajin tetor do të transferohen në llogaritë e tyre. Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Greva ka përfunduar, minatorët kanë dalë nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që janë informuar se pagat do t’iu dalin në xhirollogari”, tha Osmani.

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, u futën në grevë të mërkurën, pasi që nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Pas kësaj situate të krijuar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, dha dorëheqje.

Pas dorëheqjes së Vrajollit në këtë detyrë është emëruar Enes Muzaqi.

Qeveria e Kosovës më 13 nëntor ka konfirmuar se ka ndarë mbi një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për t’i tejkaluar problemet financiare, në të cilat ndodhet aktualisht kjo ndërmarrje.

“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI