Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Prishtina jep 50 euro për të prekurit nga Covid-19, Tirana vetëm gjoba

Lapsi.al 19 November 2020
Prishtina jep 50 euro për të prekurit nga Covid-19, Tirana vetëm

Bashkia e Prishtinës ka propozuar dje që të japë një bonus prej 50 euro për çdo të prekur nga koronavirusi, për të lehtësuar sado pak, siç tha Shpend Ahmeti, shpenzimet dhe vuajtjet e tyre.

Propozimi do t’i shkojë këshillit të Komunës.

Kjo e Prishtinës, një ide mjaft interesante, ka ardhur dje në kohën kur policët bashkiakë të Lali Erit padyshim kanë qënë duke mbushur blloqet, qytetarët, xhamat e makinave dhe shumë lokale apo njësi, me gjoba.

Sepse ata kanë një numër të caktuar gjobash që duhet të vënë, për shkak se Lalit i duhet buxheti për ta ndarë më tej, me kilentët e tij.

Asnjë masë, asnjë ide nuk kemi dëgjuar nga kryebashkiaku i rilindjes, për të qendruar në krah të të prekurve nga kjo pandemi, apo për të lehtësuar hallet në këto kohë të vështira.

Ky është ndryshimi.

Mos është më e pasur Bashkia e Prishtinës, se sa e Tiranës?

Aspak!

Bashkia e Tiranës, në krahasim me atë të Bashës dhe Ramës, e ka 4-fishuar buxhetin, duke qënë se ka rritur taksat dhe tarifat.

Ndryshimi është se në krye të Bashkisë së Prishtinës mesa duket është dikush që mendon për njerëzit, ndërsa ne kemi në Tiranë dikë që mendon për klientët e oligarkët. /mapo

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI