Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Studimi befasues/ Sa herë kryejnë marrëdhënie çiftet e martuara

Lapsi.al 18 November 2020
Studimi befasues/ Sa herë kryejnë marrëdhënie çiftet

Ndiheni keq, sepse nuk keni një jetë të suksesshme seksuale? Mund të gjeni një përgjigje nga autorja Rachel Hills mbi “mitet e seksit”, shkruan “Glamour”.

Për librin e saj, “Miti i seksit: hendeku mes fantazive dhe realitetit”, blogerja feministe shpenzoi plot gjashtë vjet me studime kërkimore.

Ajo intervistoi më shumë se 200 burra dhe gra të moshave 16 deri 32 vjeç në të gjithë Amerikën, Kanada, Australi dhe Britani e Madhe, për jetën seksuale që kishin ose që nuk kishin çiftet e anketuar.

Miti nr. 1: Duhet të kryeni marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë.

Hills thotë se shumica e grave me të cilat ajo kishte folur thanë se, nëse janë në një marrëdhënie, ato bëjnë seks të paktën dy herë në javë, por një studim në Britani zbuloi se mesatarja reale është pak më pak se pesë herë në muaj.

“Ka gjëra të tjera që ndikojnë në cilësinë e një marrëdhënieje: sa shumë ju kënaqeni në shoqërinë e njëri-tjetrit, sa shumë qeshni etj”,- thotë ajo. “Cilësia e marrëdhënies nuk mund të përmblidhet nga fakti se sa shpesh një person penetron një tjetër”.

Miti nr. 2: Meshkujt mendojnë vetëm për seks gjatë gjithë kohës.

“Burrat nuk janë kafshë seksuale të pangopura”,- thotë Hills. “Ashtu si femrat, edhe ata janë njerëzorë dhe kompleksë”.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se vetëm 25 për qind e meshkujve do të kishin një lidhje më shumë se sa një marrëdhënie, dhe një studim i “Universitetit Princeton”, zbuloi se vetëm një e pesta e meshkujve mendonte se “vajzat janë një çelës kyç i jetës së tyre sociale”.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Shkodër

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në qytetin e Shkodrës. Dyshohet se një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në zonën në afërsi të shk...

21:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI